Ian Donald Kosova 2020

Kursi i 3-te i Ultrazerit te Avancuar ne Gjinekologji dhe Obstetrike

5-6, Qershor 2020

Hotel Theranda, Prizren, Kosove

Te nderuar kolege

Ne vazhden e edukimit te vazhdueshem profesional kemi nderin te ju mirepresim ne Kursin e 3-te te Avancuar te Ultrazerit ne Gjinekologji dhe Obstetrike, e organizuar ne bashkepunim te deges Shqiptare dhe Kosovare te Shkolles Nderuniversitare per Ultrasonografi ne Mjekesi - Ian Donald. Do te jete ky edhe nje takim ku do te shpalosen te arriturat me te reja ne fushen e ekografise ne obsterike/gjinekologji dhe kujdesit perinatal. Me perparimin e teknologjise dhe shkences eshte bere e mundur qe te kemi informata me te sakta dhe me te hershme per mireqenien fetale , si dhe per nderhyrje te caktuara gjate shtatzenise per permiresimin dhe sherimin e patologjive te ndryshme fetale.


Poashtu, ne kursin e 3-te te Ultrazerit te avancuar do te mund te njiheni edhe me rolin e ultrasonografise ne diagnostifikimin e ndryshimeve fiziologjike, si dhe, te proceseve te ndryshme patologjike ne organet gjenitale femerore.


Per te gjitha keto problematika dhe sfida ne punen tone te perditshme do te kemi mundesi te ndegjojme dhe diskutojme gjate ketij kursi me disa prej emrave nderkombetar me te njohur ne fushen e ekografise dhe perinatologjise, te cilet do te na nderojne me prezencen e tyre dhe do te shperndajne me ne njohurite dhe pervojat e tyre. Do te jete kjo nje ngjarje e cila do te ofroj te arriturat me te reja ne ekografi dhe te cilat do te na ndihmojne ne rritjen e cilesise ne punen tone te perditshme per kujdesin e shendetit te nenes dhe frytit.


Prandaj, duke ju uruar mireseardhje, shpresojme te takohemi me 5 dhe 6 Qershor ne qytetin e lashte dhe te bukur te Prizrenit, qytetin e tradites dhe mikepritjes, ku pervec aktivitetit shkencor nuk do te mungoj edhe programi social. Ky aktivitet profesional e shkencor, me karakter nderkombetar, organizohet ne javen kushtuar manifestimeve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Prof dr Orion Gliozheni
Prof Assoc Selami Sylejmani

Ligjeruesit

ASIM KURJAK

GIOVANNI MONNI

CIHAT SEN

APOSTOLOS ATHANASIADIS

SYED AMIR GILANI

ORION GLIOZHENI

SERTAC ESIN

ULLA MARTON

suada tinjic

ratko matijevic

SELAMI SYLEJMANI

RAMUSH BEJIQI

MEMLI MORINA

BAJRAM SYLA

Pagesa per regjistrim Deri me 15 MAJ 2020 Pas dates 15 MAJ 2020
Mjeket 150 Euro 200 Euro
Specializantet 75 Euro 100 Euro
Personat Shoqerues 60 Euro 60 Euro

Pagesen mund te beni permes bankes ne kete llogari :

Emri bankes: NLB Banka sh. a.

Nr i llogarise: 1703017700014489


Pagesa per regjistrim perfshin:

Pjesmarrjen ne ligjerata

Materiali i kursit

Dreka dhe pauza e kafes

Gala darka

Per personat shoqerues pagesa perfshin:

Dreka dhe pauza e kafes

Gala darka

Per pagesa nderkombetare duhen keto te dhena:

Detajet e bankes :

Intermediary Bank

LJBASI2X

NLB Banka D.D.

Slovenia

Emri i bankes: NLB Banka sh.a.

SWIFT CODE: NLPR XK PR

Adresa e bankes : Ukshin Hoti nr 124, Prishtine, Kosove

Detajet e perfituesit:

IBAN: XK051703017700014489

Perfituesi : ShKMP

Adresa : QKUK Kl PEDIATRISE PRISHTINE

Programi PRELIMINAR

5 QERSHOR 2020
SESIONI PLENAR I
09.00 – 09.30 Si ndihmon ultrazeri ne sqarimin e polemikave filozofike, etike, legale dhe shkencore per fillimin e jetes se njeriut
ASIM KURJAK
09.30 – 10.00 Aspektet etike dhe mjekesore te reduktimit multifetal
GIOVANI MONNI
10.00 – 10.30 Plani i 3 eneve te gjakut dhe trakese (3VT-view) eshte plani me i rendesishem per Obstetrit
CIHAT SEN
10.30 – 11.00 Fytyra e fetusit si parashikues i funksionit te trurit fetal
ASIM KURJAK
11.00 – 11.30 PAUZA E KAFES
SESIONI PLENAR II
11.30 -11.55 Ultrazeri i Translucences Nuhale ne eren e cfDNA
APOSTOLOS ATHANASIADIS
11.55 – 12.20 Renia e amniocentezes dhe rritja e CVS ne eren gjenomike
GIOVANI MONNI
12.20 – 12.45 A kemi ende nevoje per diagnostiken prenatale invasive?
RATKO MATIJEVIC
12.45 – 13.10 NT e rritur, cilat jane rreziqet tjera pervec aneuploidive?
SERTAC ESIN
13.10 – 14.00 DREKA
SESIONI PLENAR III
14.00 – 14.25 Evaluimi ekografik i emergjencave gjinekologjike pediatrike.
SYED AMIR GILANI
14.25 – 14.50 3D Ultrazeri ne praktiken gjinekologjike
ORION GLIOZHENI
14.50 – 15.15 Roli i ultrazerit ne diagnostiken dhe trajtimin e crregullimeve hormonale te ovareve.
ULLA MARTON
15.15 – 15.40 Kaviteti uterin dhe infertiliteti
SUADA TINJIC
15.40 – 16.10 PAUZA E KAFES
SESIONI PLENAR IV
16.10 – 16.35 Doppleri i arteries uterine dhe preeclampsia/IUGR. Cila jave e shtatzenise eshte me e mira?
SERTAC ESIN
16.35 – 17.00 NIPT dhe mozaicizmi placentar i kufizuar
ILIR TASHA
17.00 – 17.25 Tiparet ekografike te miometriumit dhe masave uterine
MEMLI MORINA
17.25 – 17.50 Anomalite kongjenitale te zemres te zbuluara me Planin e Kater hapesirave te zemres (4CV) fetale
BAJRAM SYLA
20.00 – 24.00 GALA DARKA


E SHTUNE, 6 QERSHOR 2020
SESIONI PLENAR I
09.00 – 09.25 Nje metode e re per parashikimin e lindjes se parakohshme: Doppleri nazal fetal
SERTAC ESIN
09.25 – 09.50 Skriningu per lindjen e parakohshme
RATKO MATIJEVIC
09.50 – 10.15 Preeklampsia dhe HELP. Cili eshte dallimi?
APOSTOLOS ATHANASIADIS
10.15 – 10.40 Cilat opcione perfshihen ne diagnoze ne tremestrin e pare
ULLA MARTON
10.40 - 11.05 Perparimet sinjifikante ne vizualizimin e zhvillimit te hershem embrional me 3D-4D ultraze
ASIM KURJAK
11.05 – 11.30 PAUZA E KAFES
SESIONI PLENAR II
11.30 – 11.55 Kirurgjia fetale. Ku jemi ne?
CIHAT SEN
11.55 – 12.20 Evaluimi sonografik i masave adneksale ne shtatzeni
SYED AMIR GILANI
12.20 – 12.45 Abdomeni akut dhe shtatzania: vlera e Ultrazerit ne diagnoze
MAKSIM CELA
12.45 – 13.10 Mundesite e ultrazerit ne adenomioze
ULLA MARTON
13.10 – 14.00 DREKA
SESIONI PLENAR III
14.00 – 14.25 Evaluimi sonografik i anomalive te traktit urinar fetal
SYED AMIR GILANI
14.25 – 14.50 Displazite skeletale
SUADA TINJIC
14.50 – 15.15 Qasja diagnostike dhe trajtimi i disritmive fetale
RAMUSH BEJIQI
15.15 – 15.40 Sonodiagnostike e semundjeve te gjirit ne nje ambient te sherbimit gjinekologjik
SELAMI SYLEJMANI

Lokacioni

Hotel Theranda Prizren, Kosove

Prenotimi

Lista e monumenteve

PRIZRENI

Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive në territorin e Prizrenit të sotëm qysh në antikitet e më përtej, kur njihej me emrin THERANDA e në këtë trevë banonte një popullsi e pastër ilire- Dardane. Në shek.  XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare, në vitin 1019 përmendet si një seli e Ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek. XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni  herë pas here ishte selia e mbretërive të tyre. Pas pushtimit nga Perandoria Osmane (1455) Prizreni ndonëse humbi përkohësisht rendësin e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qendër Sangjaku dhe Vilajeti). Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko-tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane, në fund të kësaj periudhe. Sipas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë, ku mbi  35.000 ishin shqiptar. Prizreni zë një vend të veçantë në historinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e Përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni. Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez me ç ‘rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë  luftës së II botërore banorët e tij me rrethin u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare.  Pas luftës e deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë ish-jugosllavinë. Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi. Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatërvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve, të trashëguara ndër shekuj.


Hotel Theranda

Hoteli Theranda është i vendosur në qendër të qytetit të Prizrenit, qytet i lashtë Muze me thesar të pasur Hotel Theranda kufizohet me kalanë e vjetër, Lidhjen e Prizrenit, Xhaminë e Sinan Pashës, Hamamin, Urën e Gurit si dhe Lumbardhin i cili përshkon përmes qytetit.


Per akomodim Prizreni ka mjaft hotele me cmime te arsyeshme dhe rezervimi mund te behet permes booking.com

Email adresa per kontakt:

info@iandonaldkosovo2020.org

< Save